Kush i “mban” pantallonat në shtëpinë Berisha?…

Lajme

Vëllezërit Robert dhe Patris Berisha kanë qënë në vëmëndje të portaleve online për martesat e tyre.

E ndërsa Robert Berisha me Nora Istrefi kanë dalë hapur që i kanë dhënë fund martesës së tyre prej kohësh, për vëllanë e tij Patris Berisha, i martuar me artisten Tuna Sejdiu, ende qarkullojnë zëra për një ndarje të mundshme.

Nuk është hera e parë që përfliten në media vazhdimisht konfliktet midis Robert – Tuna – Patris për mosmarrëveshje të mëdha midis tyre.

E mesa duket se konfliktet midis vllezërve janë ulur paksa, në portalet online prej disa javësh flitet për një ndarje të mundshme midis Tunës dhe Patrisit. Deri dje nuk kishim asnjë koment nga çifti nëse këto zëra ishin të vërteta apo jo, por më në fund ai që ka reaguar është Patrisi duke përgënjeshtruar zërat për ndarje.

Mesa duket çifti vazhdon të jetë bashkë dhe madje shumë i lumtur edhe pse tensionet në marrëdhënien me Robert Berisha nuk duket sikur kanë shumë përmisime.

Sot do të rikujtojmë dy këngë në programin My Melody, ndër të cilat ju mund të votoni të preferuarin tuaj në strory në profiling Instagram të Melody TV Albania.

Robert Berisha ft Nora Istrefi – “S’ka inat”

Tuna ft Cozman – “Fenix”

Kënga e cila do të votohet më shumë do të jetë kënga përmbydhëse e programit My Melody sot në Melody TV në orën 18:00-20:00.