Artjola Toska humb njeriun e dashur pak orë para koncertit

Lajme

Artjola Toska është një ndër artistet më të dashura për pubilikun shqiptar brenda dhe jashtë vendit.

Ajo padyshim ishte në listën e artisteve të ftuara për të performuar në shesh me rastin e 100 vjetorit të Tiranës.

Por dita e festimeve të mëdha të qytetit është kthyer në ditë zie për të. Ajo ka humbur një nga njërëzit e saj më të afërt, babain.

Artjola Toska gjithashtu ka qënë e ftuar në programin e Arbana Osmani “Dua të të bëj të lumtur”i cili do të trasmetohet ditën e shtunë, këtë e ka bërë të ditur moderatorja e programit e cila ka shkruar në rrjetet sociale:

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e babait, mikeshës dhe artistes me zemër të madhe. Pak ditë më parë regjistruam bashkë programin ku Artjola zgjodhi të ishte e pranishme për t’i dhënë dikujt një mesazh shprese ndërsa babi i saj ishte shumë sëmurë. Të shtunën do ta shihni në ekran të buzëqeshur por unë e di që zemra e saj dhemb ashtu siç ndodh shpesh me artistët që para publikut që i do, fshehin lëndimet personale dhe janë gati të argëtojnë dhe të çojnë misionin e tyre deri në fund. Faleminderit Artjola, je e rrallë”.

Ngushëllimet tona më të sinqerta!