Artisti Robert Berisha, para disa ditësh ishte në qendër të diskutimeve online për shkak të një deklaratë në emisionin “Prive”, e cila ngjalli shumë komente negative.
Ai u shpreh se:
“Ruajini burrat ose rrini gati, që të mos shkojë puna te dashnorja! Unë mendoj që një mashkull i suksesshëm, që e mbush frigoriferin mirë, që e sheh gruan mirë, që i ka të gjithë të mirat gruaja e vet dhe fëmijët gjatë dimrit dhe verës, çfarë ka ndonjë problem aty që paska ai dashnore? Rritni fëmijët, shkoni me pushime, hani, pini, duajeni burrin, rrijini gati dhe ndoshta nuk e rrit numrin e dashnoreve. Sa më shumë gabime që bëni tek shtëpia, rritet numri i dashnoreve. Kështu që bëhuni të mençura. O zvogëlojani numrin, o ja hiqni krejt ato. Krejt varet prej jush” – tha ai.
Pas shumë komentesh negative nga ndjekësit për deklaratën e tij, mesa duket Robert Berisha është penduar. I ftuar në emisionin Wake up ai thotë:
“Kam kërkuar falje. Me deklaratën për dashnoret kam ofenduar mamanë, Norën…”