Hijet që “nuk” mbeten pas, rishfaqet Matilda Makoçi…

Lajme

Matilda Makoçi, një ndër aktoret më të bukura dhe të talentuara të kinematografisë shqiptare, pas 35 vitesh mungesë dhe heshtje vendos të flasë për jetën e saj, marrëdhenien me djalin Gregor Rama, shkëputjen nga kinematografia etj.

Në një intervistë nga A2CNN, zbulojmë më shumë rreth aktiviteteve të saj përgjatë viteve të heshtjes.

Në kohën kur ishte në vëmëndjen e publikut, pas disa filmash të realizuar me sukses, ajo njihet dhe martohet me ish bashkëshortin e saj Edi Rama me të cilin lindi një djalë, Gregor Rama.
Martesa e saj nuk zgjati dhe me divorcin, ajo u shkëput gjithshtu edhe nga kinamatografia.

Angazhimet e saj me të birin ishin të mëdha dhe nuk kishte mundësi të ndiqte edhe aktrimin. E pyetur nëse e merr malli për atë kohë dhe nëse do të donte të kthehej në kinema ajo shprehet:

“Jo nuk më merr malli por kur shikoj filmat ndjej kënqësinë e punës dhe që filmat i rezistojnë kohës”.
“Ka shume mobilizim të moshave të reja, edhe për role të reja edhe për më të rritur. Një rol dramatik klasik i teatrit shqiptar do të ishte interesant” – shprehet ajo për rikthimin.

Pas largimit nga Shqipëria për në shtetin fqinj, në Greqi, ajo ka tentuar që të merret me kinema por koha e limituar nuk e lejoi që të vazhdonte:

“Ishte e vështirë shumë.
Më mirëpriten dhe më dhanë mundësinë për një serial me 4 seri. Nuk e perballova dot. Bëra vetëm 1 seri.
Kisha shumë mbingarkesë emocionesh, shqetësime, ankthi dhe nuk e përballova dot. Ishte për të ardhur keq, të gjithë më thonin se po ta kisha bërë atë mundësi që mu ofrua mund të isha aktivizuar në ndonjë rol tjetër. Nuk e arrita, më vjen keq. Raste që nuk përsëriten më se mosha ikën” – thotë ajo.

Por pavarësisht të gjithave ajo shprehet e kënaqur me jetën e saj me gjithë vëshitrësitë dhe kënaqësitë që i ka ofruar në çdo fazë.

Muzikën më të bukur të filmave shqiptar keni mundësinë që ta dëgjoni përgjatë programit Melody Film në Melody TV.

Dedikuar muzikës së kinematografisë shqiptare, pjesë të shkëputura nga filmat, ku jo vetëm do të dëgjoni muzikë të bukur por gjithashtu do të hiqni mallin për filmat tanë.