Dështon plani i Ermal Mamaqit tek Pallati i Kongreseve

Lajme

“I love Tropoja” ka qënë në qendër të vëmëndjes javën që lamë pas dhe jo vetëm për shkak të promovimit por edhe për lajmet e shumta që qarkulluan online.

Ermal Mamaqi, ka zgjedhur që këtë film ta promovojë dhe ta shfaqë në Pallatin e Kongreseve, diçka jo e zakontë në fakt duke marrë parasysh hapësirat e mëdha dhe biletat me çmim të kripur. Por ai dukej se e kishte një plan të qartë dhe me ndihma nga “lartë”.

Të shumë ishin personazhet e ekranit të cilët kanë qënë të pranishëm në premierën e filmit dhe siç e do zakoni kanë bërë edhe “qokat” me postime në rrjete sociale.

Me drejtoritë e shkollave u organizuan që të mblidheshin nxënësit e klasave të ndryshme të shikonin filmin, biletat për studentën u shitën me gjysëm çmimi por prapë nga fotot e nxjerra shihet shumë pak publik për filmin.

Epo është edhe e kuptueshme, në një sallë në të cilën organizojmë eventet më të rëndësishme artisktike të vendit dhe salla me kapacitetin më të madh në Tiranë, do të ishte shumë ambicioze të pretendohej që të mbushej çdo ditë për shfaqje filmi. Ermal Mamaqi e ka këtë ambicie por rezultati lë për të dëshiruar.

Të shumtë janë ata personazhe të artit, gazetarisë dhe të cilët i kanë kushtuar shkrime të ndryshme filmit “I love Tropoja”.

Fjalë pozitive dhe negative, shkrime fyese dhe përgëzuese e kanë shoqëruar rrugëtimin e këtij filmi. Reagimet ishin aq të mëdha saqë vet autori i tij, Ermal Mamaqi, ka reaguar duke “justifikuar” ose “përgënjeshtruar” lajmet që dolën, i ndihmuar padyshim nga miqtë e tij të rangjeve të larta…

Do të përmëndim disa nga reagimet e shumta që pati ky film:

Adriatik Dosti, gazetari tropojan i ka dedikuar një shkrim të gjatë filmit “I love Tropoja” në të cilin ka shprehur revolten e tij kundër këtij filmi e vet autorit, Ermal Mamaqit, duke e quajtur atë edhe “krye-budall”:

“Ç‘do fis e ka nje budalla thone tironcit den-babaden o Ermal…e me sa duket fisi i Mamaqeve te zgjodhi ty per Krye-budall e sa per me prish synin e keq…” – shkruan gazetari…

 

 

 

 

Një tjetër personazh që ka regua publikisht për filmin është ish deputeti Azgan Haklaj I cili nëpërmjet një postimi në facebook ndër të tjera shkruan:

“Mamaq në Kanunin e Lek Dukagjinit shkruhet shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut. Tropojanët të hapën shtëpinë e zemrën. Ti e shpërdorove mikëpritjen dhe u preke nderin. Nderi është gjoja më e shenjtë për të cilin jepet dhe jeta,”-shkruan ai.

 

 

 

 

Në facebook, faqja me emrin “Tropoja” ka reaguar gjithashtu duke ftuar revoltë kundër filmit:

“Djem dhe vajza, burra dhe gra të Tropojës dhe gjithë Shqipërisë të protestojnë me ashpersinë më të madhe kunder çfaqjes së filmit “I LOVE TROPOJA” mbasi po mësojmë qe në skenarin e tijë ka një episod ku në Tropojë per të nderuar mikun e kan vu me fjet me femren e shtepisë…një fyrje per çdo Shqipëtarë dhe Shqipëtare….” – shkruan faqja.

 

Por për filmin nuk kishte si të mungonin edhe përkrahësit, ata të cilët e duartrokitën dhe mbi të gjitha nëpërmjet shkrimeve të tyre po mundohen të “qetësojnë” gojët e liga, gjithashtu të ndihmojnë shokun në nevojë, Ermal Mamaqi.

Ka reaguar Stresi, artisti nga Tropoja, I cili në një video të postuar në Instagram nga Ermal Mamaqi, I pyetur nëse kishte ndonjë gjë ofenduese për tropojanët ai përgjigjet:

“Jo aspak, unë do i këshilloja tropojanët dhe jo vetëm tropojanët, po tropojanët do vijnë këtu sepse edhe sot Pallati i Kongreseve është plot me tropojanë, ata që flasin ata që trillojnë, hajdeni shikojeni filmin. Sepse unë kisha një mendim pak si… normalisht ne rrëmbehemi mbas tjerëve po kur erdha e pashë vetë thash më mirë njeriu të gjykojë vetë edhe hajdeni shifeni se është shumë film shumë i mirë.” – shprehet ai.

 

 

Gjithashtu Erzen Breçani ka realguar gjithashtu për filmin I cili sipas një shkrimi në faxweb.al ndër të tjera shprehet:

“Ti bëre një film dhe me vërtetë që të uroj për çfarë na dhuroj, na bën që për dy orë të harrojmë problemet e mëdha që kemi; na bën që të qeshim e t’i kujtojmë me të qeshura çfarë koha na bëri të ecim me të. Mos të qëndrojmë pas por si tropojanë, që janë të parët kudo dhe për çdo gjë, që askush më fort se tropojanët-me kulturë, traditë, trimëri, vullnet dhe sakrificë e kosto, e sollën demokracinë tek të gjithë shqiptarët, me shkrimet, me dijet, me rebelimet dhe trimërinë e tyre. Me bijtë e tropojës krenohet Shqipëria dhe i njeh bota. Këto vlera tona ti nuk i humbe, i ngrite!” – shprehet ai.

 

Filmi do të nisë turin e Europës nesër, më 04 Shkurt dhe do e fillojë atë jashtë Tiranës.

Të shohim se si do ta presin në qytetin e tyre tropojanët këtë film i cili ka patur regime të mëdha dhe më në fund ta kuptojmë nëse ky film i shan apo i bën lëvdata Tropojës…