Këngëtarët e muzikës popullore që ja dolën në muzikë moderne…

Lajme

Ka disa kohë që artistët kanë filluar të eksperimentojnë me zhanre të ndryshme të muzikës.

Këngëtarët e muzikës folk ndjekin trendet e fundit dhe sjellin projekte ose bashkëpunime me artistë të muzikës moderne dhe artist modern të cilët ndjekin trendin më të ri duke sjellë këngë të vjetra popullore të ripërpunuara.

Duke dashur që të jenë gjithmonë afër me stilet e reja muzikore dhe më pranë shijeve të publikut, sidomos të rinjve, shumë artistë të identifikuar me muzikë folk kanë sjellë këngë moderne dhe duhet të themi me plot bindje se ia kanë dalë.

Një ndër to është këngëtarja shumë simpatike Anila Mimani. Ajo njëhet për eksperimentet e vazhdueshme që bën në muzik, duke sjellë herë këngë folk, herë balada, herë ritmike moderne por në të gjitha rastet publiku i ka mirëpritur me shumë dashuri. Pas një shëputje nga angazhimet muzikore për t’ju dedikuar familjes, ajo duket se është rikthyer më e fortë dhe e vendosur, të cilën e reflekton edhe në projektin e saj me artistin Young Zerka me titullin “Nesër”.

Një tjetër këngëtar që e kemi parë në disa versione është Flori Mumajesi dhe pjestarët e tjerë të grupit “Three Dots”, Klajdi Haruni dhe Bruno. Në fakt duket se djemtë shumë të talentuar të “Three Dots” kanë vendosur që të jenë të pranishëm tek publiku me varietet këngësh e zhanresh. Ata kanë provuar në muzikën popullore qytetare, moderne madje edhe në gjuhë të huaj dhe ndoshta këto ndryshime i bëjnë edhe me të dashur për publikun. Pra duket sikur nuk i mërziten asnjëherë publikut ti dëgjojë, ku mund të përmëndim bashkëpunimin e Flori Mumajesi me Shkurte Gashi me këngën “Tu luta”, Klajdi Haruni me “Nuk të dua dot më pak“.

Gjithashtu mund të përmendim Artjola Toska e cila jo vetëm tentoi në muzikë moderne dhe pati sukses por gjithashtu mori pjesë dhe në “Kenga Magjike” krah Bruno-s me këngën “Mirëmëngjes dashni” dhe “Digjem”.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe këngëtari I madh I Shkodrës, Bujar Qamili, i cili solli një bashkëpunim me Luana Vjollca me këngën “Mi dhe flakë mallit tim”, i cili gjithashtu ishte një sukses.

Ylli Limani, një nga artistët i cili po shijon suksesin e vërtet kudo ku ka shqiptar, gjithashtu ka eksperimentuar duke sjellë një bashkëpunim me një tjetër artist të madh nga Kosova, Ramadan Krasniqi me titull “S’ka dashni”.

Rikujtojmë se artisti Ramadan Krasniqi ka patur gjithashtu një bashkëpunim me Luana Vjollca me titullin “Sonte”.

Tregu muzikor është në ndryshim të vazhdueshëm dhe risitë janë të nevojshme dhe nga sa kemi parë dhe të mirëpritura…