A do ia dalë Mozzik siç ia “dolën” Era Istrefi me shoqe…

Lajme

Nuk janë pak këngëtarët shqiptarë që kanë provuar të depërtojnë në tregun ndërkombëtar, por jo të gjithë ia kanë dalë me sukses…

Pas suksesit të këngës së saj “Bon bon” jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj, Era Istrefi vendosi të shkoj më tej. Pasi u zhvendos në SHBA, Era Istrefi arriti të ketë disa bashkëpunime me artistët e huaj dhe duket se pati sukses pasi bashkëpunimi i saj me Nicky Jam dhe Will Smith u bë kolona zanore e Kampionatit Botëror të Futbollit 2018.

Emra të tjerë te muzikës shqiptare si Elvana Gjata dhe Dafina Zeqiri provuan suksesin e tyre në SHBA por nuk arritën të lënë gjurmë në tregun ndërkombëtar.

Capital T, Ardian Bujupi dhe Loredana synuan gjithashtu suksesin jashtë kufijve por kësaj radhe në Gjermani. E nëse për Loredanën suksesi është i dukshëm në tregun gjerman, Capital T dhe Ardian Bujupi iu rikthyen sërish tregut shqiptar.

Këngëtari i radhës që po provon suksesin e tij ne Gjermani është Mozzik. Këngëtari paralajmëroi projektin e tij të ri në gjuhën gjermane i cili do të vijë në 14 Shkurt.

Tani na mbetet të shohim nëse Mozzik do të arrijë të ketë të njëjtin sukses që ka në Shqipëri.