Yjet e muzikës popullore që u “zëvëndësuan”

Lajme

Çdo ditë shohim dhe dëgjojmë artistë të rinj të cilët janë duke pushtuar skenën shqiptare.
“Top Requested Song” në programin “My Melody” në Melody TV na bëri të reflektojmë dhe na frymëzoi për të shkruar sesi koha kalon, vitet ndryshojnë e bashkë me to edhe yjet e skenës muzikore. Është një rotacion i pashmangshëm.
Ishte koha kur pëlqehej Petrit Lulo, jemi në kohën kur pëlqehet Ylli Baka dhe një e ardhme që po shkëlqen për Ervis Behari i cili po pushton skenën e muzikës popullore të jugut.
Ishte koha kur Vellezërit Zena këndonin “Fustani me pika” e sot dëgjojmë Ratin I cili do ti pasonte për të mbajtur gjallë folklorin e për ta shtuar atë me krijime të reja muzikore.
Irini Qirjako këngetarja nga Vlora, me Majën dikur prezente në çdo event të rëndësishëm të skënës së jugut e jo vetëm, sot pozicionohet ndër më të preferuarat Romina Aliaj.
Arif Vladi e Gëzim Nika bilbilat e muzikës së veritut, tashmë shumë i kërkuar Arif Dushaj.
Bujar Qamili një ndër zërat më të kërkuar të këngës shkodrane po zëvëndësohet nga zëri brilant i Eli Malaj e cila po korr sukses me projektet e saj.
Fitnete Rexha e Merita Halili, Valbona Mema apo Valbona Halili janë zbehur dhe tashmë vendin e tyre e zë Eglantina Toska dhe Amarda Arkaxhiu të cilat dëgjohen kudo brenda dhe jashtë vendit. Artiola Toska është një nga artistet e cila i ka rezistuar kohës dhe vazhdon të jetë ndër më të preferuarat dhe projektet e saj edhe të guximshme duke eksperimentuar në muzikën folk modern.
Të rinj e të vjetër, nostalgjik apo jo kanë përqafuar këtë grup të rinj artistësh të cilët jo vetëm sjellin projekte të reja por gjithashtu po mbajnë gjallë muzikën e bukur qytetare popullore shqiptare.
Publiku duket se e do ndryshimin dhe përkrah artistër e rinj të cilët punojnë fort dhe na sjellin muzikë të bukur.

Artistët janë të pa-zëvendësueshëm, trend-et ndryshojnë me kohën, është kjo e fundit që tregon kush artist do të mbahet mend më gjatë.