Edlira Arifi

Edlira Arifi është një këngëtare shumë e njohur dhe e dashur për publikun dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo popullore e Shqipërisë së mesme.

Biografia

Ajo ka lindur në Tiranë dhe ka ndjekur liceun Artistik “Jordan Misja” dhe më pas Akademinë e Arteve. Ka filluar të këndojë në moshë të vogël në “Pallatin e Pionierëve” dhe ka ndjekur studimet paralelisht me skenën.

Aktualisht ajo është trasferuar në Strugë, ku jep mësim në degën e kantos në shkollë e mesme të muzikës në Strugë. Gjithashtu përpos angazhimeve në mësimdhënie, Edlira Arifi, është e angazhuar edhe me mbremjet me muzikë live në qytetin e Strugës dhe jo vetëm.

Diskografia

Edlira Arifi merr pjesë në Top Fest 2 me këngën “Iluzion” / “S’mundem Me Të Harru” / “Mos U Ndaj Goce Prej Tironës” / “Mos u largo” bashkëpunim me Tiron Alili / “Potpuri” / “Dy zemra” /

Së fundjmi artistja ka sjellë disa projekte ndër të cilat :

“Nuk i Dihet Jetës”, në bashkëpunim me Agertina Muçën /  “Goc tirone” / “Potpuri” / “Përse të rrit mamaja ty”.

Projektet e saj të fundit mund ti ndiqni dhe në Melody TV.