Urimet e Vip-ave në social…

Lajme

Jemi në 2020-n. Një vit i ri, një dekadë e re me mundësi të reja dhe suksese që na presin. Dikur bënim kartolinat e bukura që i shkruanim me urimet më të mira për një vit të ri dhe traditën e vazhdojmë por tanimë jo me kartolina por me urimet në rrjetet socile.

Në këtë fundvit jemi falenderues për shumë, jetën, shëndetin, sukseset, njërëzit e dashur dhe presim me optimizëm surprizat që ky vit do të na sjellë.

Nuk mungojnë urimet nga artistët… Disa prej tyre:

Adelina Ismajli: “Le të jetë një vit i dashurisë dhe mbarësisë. Ëndrrave të plotësuara dhe shëndetit. Gëzuar 2020 miq!” dhe urimin e saj e ka shoqëruar me një foto shumë të ëmbël me familjen e saj.

Eli Malaj: “Ti gëzoni festat e fundvitit, paçi të mira në jetë e veç fitore në çdo aspect. E juaja E. Malaj”

Rati: “Uroj që ky vit të sjellë paqe, dashurinë dhe mbi të gjitha shëndetin pranë jush. Të kemi lënë çdo dështim pas për ti hapur der%n suksesit, tit hemi lamtumirë mërzitjes dhe ti hapim krahët lumturisë. Të përqafojmë familjarët e tit hemi çdo ditë sesa shumë I duam. Ky urim shkon për çdo shqiptar kudo që ndodhen, për ata që janë larg tokës së tyre, këndoni për Shqipërinë dhe uroni ditë të bardha për të. Zoti ju bekoftë të gjithëve!”

Lumnije Menxhiqi: “Nga zemra Ju uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë, veçanërisht adhuruesve të mi Vitin e Ri 2020 duke ju dëshiruar se pari shëndet, fat dhe mbarësi në jetë !  Qofshi të bekuar me gjithçka që dëshironi në jetë!  Gëzuar !”

Orinda Huta përmes një foto me familjen e saj “Zgjodha dhe unë një nga 3675 fotot që bëmë si Hysko family. Vetëm Rubyn kemi padashje Huta, do e rregullojmë në 2020. Gëzuaaaar dhe paçi vetëm bekime!”

Soni Malaj:”Gëzuar të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Nuk ka rëndësi sa vite kalojnë, kjo natë mbetet gjithmonë si ajo nata e magjishme, që çdo gjë është e mundur, ku ne ëndërrojmë t’na realizohet çdo dëshirë dhe të gëzojmë gjithë vitin. Ashtu qoftë për të gjithë, gëzuar. Ju realizofshin të gjithas dëshirat!”

Jonida Maliqi: “Urimet klishe nuk para më pëlqejnë ndaj ajo që mbetet për të shprehur është vetëm: Të gëzojmë çdo ditë si të  jetë e fundit me gjithë leksionin që morëm nga tronditjet e shumta. Shpirtin plot dhe shëndet”.

Ervis Behari: “Gëzuar vitin e ri! Shëndet, lumturi në familjet tuaja. Përqafime…”

Vesa Luma uron me foto me familjen e saj nga Zelanda e Re ku e kane pritur me diell dhe temperatura të larta këtë 2020.

Dhurata Aliaj: Gëzuar vitin e ri 2020! Lumturia, shëndeti dhe begatia mbizotëroftë në familjet tuaja. Me respect, Dhurata Aliaj”

Adelina Ismajli: “Le të jetë një vit i dashurisë dhe mbarësisë. Ëndrrave të plotësuara dhe shëndetit. Gëzuar 2020 miq!” dhe urimin e saj e ka shoqëruar me një foto shumë të ëmbël me familjen e saj.

Koli Picaku: “Një tjetër vit erdhi në fund. T’i japim lamtumirën dhe të mirëpresim Vitin e Ri, të nisim pa frikë sfidat dhe të mbajmë fort kujtimet e bukura! Gëzuar Vitin e Ri per te gjith ❤❤”