Ja momenti i dobët i Taynës

Lajme

Tanya është një nga artistet që ka qënë gjithmonë e klasifikuar ndër këngët më të pëlqyera në Top Awards, por këtë herë më këngën “Sorry” është cilësuar si kënga debutuese më e dobët.

Po cilat mund të jenë shkaqet e një debutimi të dobët të “Sorry”?
Sipas publikimeve të Top Awards, një ndër arsyet mund të konsiderohet stili në të cilin artistja ka zgjedhur të vijë pasi në këtë projekt muzikor ajo repon shumë pak dhe këndon paksa jashtë stilit të saj muzikor, ku një pjesë e madhe e komentuesve e krahasojnë me stilin e Era Istrefit.

Një tjetër arsye që parashtron Top Awards është edhe fakti që artistja ka zgjedhur të vijë vetëm në versionin audio, pra pa e shoqëruar me një videoklip.

Artistja ende nuk ka zbuluar nëse do e shoqërojë këtë këngë me një video muzikore.

Ju e dëgjuat? Si mendoni?