Elvana, këngëtarja ‘Me tana’

Lajme

Ka nisur gara për çmimin e parë në Fest 58-të dhe Elvana Gjata është një nga pretendentet kryesore. Përveç se u përfol se kënga e saj do të ishte fituese që prej fillimit, çmim i paracaktuar, duket se është edhe publiku ai që ka pëlqyer shumë këngën e saj.
Për dy ditë nga publikimi i këngës në faqen zyrtare të Festivalit në Youtube ka arritur 2 milion klikime dhe qindra komente pozitive.

Kënga e saj është përzgjedhur nga dëgjuesit për t’u ndarë nga profilet e tyre kudo ku ato janë; Turqi, Austri, Gjermani, Maqedoni, Kosovë, Zvicër, Greqi, Rusi e për të dëshmuar se ky është një hit i padiskutueshëm.

Fituesi i Fest 58-të do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2020 që këtë herë do të zhvillohet në Hollandë.