Në programin “Shiko kush luan” të Luana Vjollca këtë javë midis shumë artistëve ka që qënë i ftuar edhe Sinan Hoxha.
Gjatë lojës me fëmijët, ai ka ka ndarë me publikun gjithashut dhe një mesazh shumë të bukur për fëmijët duke na zbuluar gjithashtu edhe disa detaje nga fëmijëria e tij.
“90% e brezit tonë, e të gjithë shqiptarëve kanë patur një fëmijëri shumë të thjeshtë, për të mos thënë poshtë të thjeshtës. Për të ardhur këtu ku jam, unë nuk kam patur babin këngëtar dhe as mamin që punonte në televizion. Ka qënë jashtë zakonisht e vështirë” – thotë ai.
Ndër të tjera: “Ndonjëherë dua të falenderoj edhe veten sepse pyes veten si ka mundësi që kam arritur këtu ku jam me ato kushte gati gati skandaloze që kam patur une, por puna e fortë dhe dashuria e madhe për atë që bëj më ka bërë që të çaj me “dhunë” dhe “forcë” për të arritur këtu. Ska asgjë të pamundur, mjafton që të kesh forcë dhe dëshirë”.