2M ndjekës të blerë në Pakistan…

Lajme

Fatmir Sufa, një nga artistët shumë të përfolur në rrjetet sociale si edhe për klipet e tij gjithmonë me shumë femra të bukura, na zbulon sot më shumë rreth karrierës dhe planeve afatshkurtra.

Sapo ke lançuar këngën më të re “Vet m’ke lon”, pse zgjodhe të jesh vetem këtë herë? Mos ndoshta një nga shumë femrat që të rrethojnë të theu zemrën që zgjodhe këtë titull?

Fatmir Sufa: Në fakt edhe këtë herë nuk jam vetëm, gjatë klipit më shoqëron një modele që mer pjesë për herë të parë në një klip.

Në Instagram numëroni 2M ndjekës, janë real ndjekësit e tu?

Fatmir Sufa: Real, por disa i kam blerë në Pakistan me çmim të arsyeshëm…. Hahaha….

Ke zgjedhur të bashkëpunosh gjithmonë me femra të bukura, mendon se kjo është një mënyrë për të tërhequr më shumë vemendje? Duke qënë se jemi këtu, pse zgjedh femra të huaja dhe jo shqiptare?

Fatmir Sufa: Në të gjitha këngët e mia i këndoj vajzave, kjo është arsya pse kam shumë vajza në klipe. Të gjithë duetet e mia janë me këngëtar të huaj, me këngëtare shqiptare kam vetëm me Albërije Hadërgjonaj.

Gjithmonë tregon se bën një jetë luksoze, kjo është një tjetër mënyrë për të tërhequr vëmendjen apo jeta juaj është vërtetë e tillë? Nëse është vërtetë e tillë, të ardhurat i fitoni nga muzika që bëni apo merreni dhe me diçka tjetër jashtë saj?

Fatmir Sufa: Përveç muzikës prej disa vitesh merrem edhe me rrjetet sociale (Social Media Marketing) ku kam në menaxhim disa biznese dhe shumë këngëtarë nga e gjithë bota.

A po mendoni për një bashkëpunim të radhës dhe nëse po cila është femra që keni zgjedhur për bashkëpunim?

Fatmir Sufa: Kënga e radhës është solo… Pas kësaj vjen një bashkëpunim…