Martesë sërish me Norën?

Lajme

Ndër të ftuarit e “Shiko kush luan” me Luana Vjollca ka qënë i ftuar edhe Robert Berisha.

Ai është bërë pjesë e një loje të moderuar nga Eneda Tarifa, në të cilën duhet të zgjidhte midis disa fotove me disa nga femrat më të bukura shqiptare. Midis batutash dhe të qeshurash, fotoja e fundit u shfaq e Nora Istrefit. I pyetur nëse do të martohej sërisht me Norën, ai përgjigjet:

“Ta di se do të kaloja 14 vite të bukura siç kam kaluar me Norën, do të martohesha sërisht me të apo me dikë tjetër isha martuar prapë, por njeriu në jetë bëhet vetëm një herë budalla, kështu që nuk do të martohem. Ju lutem mos më martoni”, -është shprehur ai me humor”.

Për sa i përket tatuazhit me emrin e Norës që Roberti ka në krah, ai u shpreh se do ta mbajë gjithë jetën dhe në dorën tjetër do të bëjë vajzën, Rene dhe sërish Norën.

“Gjithë jetën do t’i kem në zemër”, -përfundoi ai.