5 këngët më të bukura të Fatmira Brecanit

5 këngët më të bukura të Fatmira Breçanit

Lajme

E njohur për shumë hite të muzikës popullore, Fatmira Breçani vazhdon të prodhojë muzikë të bukur dhe të jetë një ndër artistet shqiptare që kërkohet shumë nëpër dasmat shqiptare.

Pavarësisht se fokusi është prurja e saj më e re muzikore “Cik Tropoje”, ne kemi përzgjedhur të sjellim tek ju disa prej këngëve të saj më të bukura dhe më të dëgjuara ndër vite.

5. “Cik Tropoje” është prodhimi më i fundit muzikor i bilbilit të muzikës popullore, e cila i është dedikuar cikave bukuroshe të Tropojës, të lara me ujin e Valbonës.

4. “Vaj si qenka ba dynjaja” është një publikim i nëntorit të vitit të kaluar, në të cilit nuk ka ardhur dhe aq ritmike, sic jemi mësuar ta shohim zakonisht.

3. “Kur me rri karshi” është një bashkëpunim me Gjovalin Prroni, i cili është publikuar në Prillin e vitit 2015-të.

2. “Xinxilushe” është një projekt muzikor më të cilin padiskutim Fatmira Breçani identifikohet. Një këngë që njihet dhe këndohet nga breza të tërë dhe që sigurisht nuk mund t’i mungonte kësaj përzgjedhjeje muzikore.

1. Si përzgjedhja kryesore e këngëve më të bukura të Fatmira Bracanit është “E vogla e nanes”, një këngë që gjithashtu mban vulën e artistes dhe që i ka rezistuar kohës.

 

Mos harroni të ndiqni transmetimin e plotë të këngëve, sot në orën 20:00 në Melody TV.