5 Këngët e Valbona Memës që të gjithë i njohin

5 Këngët e Valbona Memës që të gjithë i njohin

Lajme

“Top 5” sjell sot në qendër të vëmendjes, Valbona Memën, një prej këngëtareve taban, që perfaqëson muzikën e Shqipërisë e Mesme!

Artistja, e cila numëron shumë vite karrierë muzikore, vazhdon të prodhojë ende muzikë të bukur dhe të jetë e pranishme për publikun e saj.

Ja cilat janë 5 këngët e Valbona Memës që nuk ka njeri që nuk i ka dëgjuar të paktën njëherë në jetë.

“Tabakone” është një këngë që është publikuar rreth 6 vite më parë por ende vazhdon të kërcehet nëpër dasmat shqiptare.

“Artizane” është një tjetër këngë e Valbona Memës që nuk mund t’i mungonte 5 këngëve më të bukura të saj, e publikuar rreth 7 vite më parë, në të cilën Valbona i këndon gocave krutane.

“Tate du fustan” është gjithashtu një tjetër këngë ikonë e Valbona Memës, e cila gjithashu nuk i mungon asnjë dasme shqiptare, jo vetëm atyre të Shqipërisë së Mesme.

“Tironse kom le” është një ndër këngët më të reja të artistës në këtë përzgjedhje muzikore, e cila është publikuar rreth një vit më parë dhe që sigurisht ka bërë krenar cdo qytatar të lindur në Tiranë.

Si kënga më e bukur dhe që ka prekur zemrat e shqiptarëve është “Brenga e shpirtit”, një këngë të cilën Valbona Mema ia ka dedikuar bashkëshortit të saj, i cili u nda nga jeta në moshë mjaft të re.