3from1: Remakes

Lajme

Një ndër trendet e reja që është përhapur shumë në muzikë është ai i ripërpunimit dhe publikimit të këngëbve të vjetra të rifreskuara.

Sot në “3 from1” do të kemi 3 këngë të publikuara së fundmi:

E mbani mend këngën “Loti i verbër”nga Argjend dhe Flori Lloga? Ata e kanë publikuar këtë këngë në vitin 2004 dhe ka qënë një sukses i madh për dy artistët. Ata këtë vit kanë vendosur që ta risjellin këtë këngë me një video të re dhe të ripërpunuar. Edhe njëherë tjetër konfirmojnë se kjo këngë është shumë e preferuar.

Këngët e vjetra folk kanë qënë gjithashtu në shënjestër nga artistet duke i sjellë ato më moderne dhe me videoklipe.

Evi Reçi ka sjellë versionin e saj të një prej perlave të muzikës shqiptare të krijuar nga i madhi Prenk Jakova në vitin 1964 me titull “Margjelo”. Ajo e ka publikuar në bashkëpunim me Shantel dhe me titull “Si margjelo”.

Gjithashtu një ndër këngët më të preferuara të fillimit të viteve 2000 ka qënë “Simpatia” nga Edona Llalloshi.

Kjo këngë pjesë e albumit të saj “Atdheut tim ushtar”, publikuar në vitin ’98, ka qënë një sukses shumë i madh. Ka qënë Dhurata Dora dhe Lumi B që kanë vendosur që sjellin një version të rifreskuar të kësaj kënge me video dhe sigurisht publiku e ka pëlqyer shumë.

Këto këngë do të keni mundësi ti dëgjoni të plota në Melody TV sot, e shtunë, në orën 20:00.