Sot rubrikën “3 From 1” ia kemi dedikuar këngëve për vendlindjen. Kushdo që i dëgjon këto këngë, do të ndihet krenarë për vendin ku kanë kaluar fëmijërinë, duke ruajtur kujtimet më të bukura.
Kështu që ne kemi vendosur t’ju bëjmë nostalgjik me këto tre qytete shqiptare sot.
Eli Malaj – Ty Shkoder, është një tjetër projekt muzikor që i dedikohet vendlindjes dhe është publikuar rreth 4 muaj më parë. Eli në një intervistë të dhënë për Melody TV ka treguar se ka gjithmonë mall për ato rrugë ku është rritur. Intervistën mund ta gjeni ketu.
Eglantina Toska – Elbasan i bukur është një këngë të cilën artistja e ka publikuar në qershor të vitit 2019-të, në të cilën e përshkruan në detaje qytetin e Elbasanit, me vajzat si sorkadhe dhe djemte si petrita.
Vida Kunora i ka dedikuar jo një por dy projekte muzikore vendlindjes së saj dhe janë pikërisht “K’tu i thone Malesia e Madhe” dhe “Djemte e Malsisë teme”. Edhe pse është një artiste që këndon kryesisht në diasporë, Vida ka shumë dashuri për vendlindjen e saj, Shkodrën.