“3 from 1” me këngë dasme

Lajme

Duke qënë se jemi në ditë të vështira vendimesh për çiftet e reja në lidhje me realizimin e dasmave, sot do ju sjellim pak “dasëm” në shtëpitë tuaja. Para disa ditësh u dha një shpresë se pas 23 Qershori do të mund të realizoheshin ato, por Kryeministri Edi Rama dje nëpërmjet një video live në rrjetet sociale i është përgjigjur dhe njëherë pyetjeve të publikut në lidhje me dasmat, duke thënë:

“Asnjë aktivitet me mjedise të mbyllura nuk udhëzohet, por këshillohet e kundërta. Jo më të kërcasin dasmat. Për çfarë do të martohen njerëzit me dasma masive në këtë kohë. Për çfarë do të shkojnë në dasma, për të bërë muajin e mjaltit me ventilator”. 

Kështu që sot në rubrikën “3 from 1” do të kërcejmë me këngë dasmash.

Të shkëputura nga programi i “Dasma Shqiptare” në Top Channel sot do të sjellim tre këngë të cilat i kërcejmë në dasmat tona:

Blerta Cini me këngën “Kenke nur e bukurisë”, një ndër perlat e muzikës qytetare shqiptare

Iris Bega me këngën “Kënga e jelekut”

Kleopatra Dokle me këngën “Nën një portokalle”.

Mos i humbsni këngët e plota sot në orën 20:00 në Melody TV.