"3 From 1" sot me super muzikë dhe artistë të Hip Hop-it

“3 From 1” sot me super muzikë dhe artistë të Hip Hop-it

Lajme

Temperaturat e larta kërkojnë muzikë ritmike dhe ne jemi munduar të sjellim tek ju muzikë që ta shijoni pafund këtë të shtunë.

Përzgjedhje e Melody TV për rubrikën “3 From 1” është kjo:

“Lyrical Son & Mc Kresha – Ajo po don” Kjo këngë është një ndër publikimet më të reja të dyshes së suksesshme, e cila ka tërhequr vëmendjen që në momentet e para që publiku është njohur me të.

“Ledri Vula – Alien”. Një tjetër përzgjedhje e ditës së sotme është Ledri Vula, i cili është një ndër reperët më të dashur të publikut shqiptar. “Alien” është kënga e sjellë sot për ju, një projekt muzikor që i përket albumit më të ri të artistit.

Lluni x Blleki – Termet është një prodhim i vitit 2019-të, e cila ka rezultuar mjaft e pëlqyer nga publiku shqiptar, i cili e ka renditur mjaft mirë edhe në klasifikimin e “Top Awards”.

Transmetimin e plotë të këtyre këngëve e ndiqni sot në orën 20:00