“3 From 1” sjell tre prej këngëve që kanë çmendur publikun

Lajme

Rubrika “3 From 1” sjell sot në vëmendje tre këngë që kanë cmendur publikun dhe që mbajnë titullin “Loco”.

“Loco” e Stresit është padiskutim një ndër këngët më të komentuara dhe të pëlqyera të kësaj vere. Stresi arriti të mbizotëronte kreun e “The Top List” për disa javë rresht duke u shpallur një ndër këngët që ka qëndruar më gjatë në kreun e listës në të gjithë historinë e Top Awards.

“Locos”, bashkëpunimi i Luana Vjollcës dhe Jay Santos ka vetëm pak javë që ka dalë në treg dhe është një këngë mjaft e pëlqyer nga publiku shqiptar. Kjo këngë e renditi Luanën për herë të parë në kreun e “The Top List”.

“Loca” e Kiddës është një prodhim muzikor i publikuar rreth 4 muaj më parë dhe është gjithashtu një këngë mjaft e pëlqyer nga publiku shqiptar.

Mos humbisni transmetimin e këtyre këngëve sot në orën 20:00 në Melody TV.