“3 from 1” nostalgji

Lajme

Për të gjithë nostalgjikët e muzikës, sot në “3 from 1” do të kujtojmë tre këngë perla të muzikës sonë.

“Kur e humba një dashuri” e interpretuar nga Era Rusi. Origjinalja e kësaj kënge është kënduar nga e madhja Manjola Nallbani në Festivali i 32-të në RTSH, në vitin 1993. Një këngë e cila u shëndrrua në një hit që mbahet mend e këndohet edhe sot.

“Jon” e interpretuar nga Flori Mumajesi. Kjo këngë është kënduar nga Ardit Gjebrea në Festivalin e RTSH në vitin 1991 ku ka fituar çmimin e parë. Ai ka deklaruar se kjo këngë i është kushtuar të birit i cili mban emrin Jon.

“Fati ynë shpresë dhe marrëzi” e interpretuar nga Kamela Islamaj. Një interpretim i jastëzakonshëm nga Aurela Gaçe në Festivali i RTSH në vitin 1997, ku ka fituar çmimin e dytë. Një nga këngët më të bukura të saj, e cila ka mbetur në memorien e publikut që e adhuron.

Këngët e plota i ndiqni në Melody TV sot, në orën 20:00.