"3 From 1" me tre baladat më të bukura ndër vite

“3 From 1” me tre baladat më të bukura ndër vite

Lajme

Pavarësisht se gjendemi në stinën e verës, në të cilën preferohen më tepër këngët ritmike, kjo nuk do të thotë aspak që muzika romantike nuk shijohet edhe në temperaturat e larta.

Sot në rubriken “3 From 1” kemi përzgjedhur t’ju bëjmë nostalgjik dhe të shijoni tre prej baladave të cilat i kanë rezistuar kohës.

Eli Malaj – Amaro. Artistja e njohur, Eli Malaj, e cila lundron në rryma të ndryshme muzikore, në dhjetorin e vitit 2018-të, ka prekur zemrat e publikut shqiptar me “Amaro”, një baladë që vështirë të harrohet.

Vida Kunora – Pa ty jetoj kot. Vida Kunora, një ndër artistet më të kërkuara në koncertet jashtë vendit, ka rezultuar mjaft e suksesshme në marsin e vitit 2017-të, me këngën “Pa ty jetoj kot”.

Devis Xherahu – Zemer e Shqetesuar. Devis Xherahu mban vulën e disa baladave të suksesshme sikurse është edhe “Zemer e Shqetesuar”, e publikuar në prillin e vitit 2019-të.