3 from 1 me motive shqip

Lajme

3 from 1 sot do të të na sjellë motive shqip.

Ne kemi shumë këngë patriotike, dedikuar simboleve te ndryshme kombëtare të cilat na identiikojnë. Një pjesë e mirë e tyre janë këngë të kënduara ndër vite dhe vazhdimisht risillen të freskuara nga artistët në breza.

Sot do të kërcejmë nën tinguj e tre prej tyre:

Lori me këngën me titull “Shqipëria, nëna ime”, e cila është kënduar për herë të parë nga Gëzim Nika në Festivalin e vitit 1989. Kjo këngë është kënduar nga disa artistë dhe Lori ka sjellë gjithashtu versionin e saj.

Blund & Real me këngën “Shota”, ku dëgjojmë ritmet e valles së famshme të Rugovës.

Gëzim Nika dhe Amarda Arkaxhiu me këngën “Kosovë & Shqipëri”. Kujtojmë se këta dy artistë jetojnë dhe punojnë në USA dhe sigurisht e ndjejnë më shumë mallin për vendin dhe gjithashtu publiku atje i kërkon këngët patriotike.

Këngët e plota mund ti ndiqni sot, e shtunë, në Melody TV në orë 20:00.