“3 From 1” me këngët më të bukura dedikuar vjeshtës

Lajme

Duke qënë se jemi zyrtarisht në stinën e vjeshtës, sot jemi frymëzuar të sjellim tek ju tre prej këngëve më të bukura dedikuar vjeshtës.

Eli Fara – Vjeshte Edhe pse është një këngë e publikuar rreth 9 vite më parë, sërish sa herë që e dëgjon, ndjesia është po e njëjtë, një ndjenjë paqeje.

Devis Xherahu – Kur gjethet bien ne vjeshte Si një artistë që i këndon baladave me shumë profesionalizëm, edhe kjo këngë, e publikuar një vit më parë, tregon shumë për talentin e artistit.

Genc Prelvukaj – Vjeshta është një tjetër këngë mjaft e pëlqyer nga publiku shqiptar, e publikuar rreth një vit më parë. Një baladë që na bën ta duam akoma më shumë vjeshtën.

Transmetimin e plotë të këngëve mund ta ndiqni në orën 20:00 në Melody TV.