“3 from 1” me hip pop

Lajme

Në rubrikën “3 from 1” sot do të kemi hip pop.

Të gjithë adhuruesit e kësaj rryme muzikore patjetër që do ti mbajnë mend këto tre këngë që kemi përzgjedhur sot.

E mbani mend këngën “Hey” nga Dj Blunt ft. Kaos ft. Bardool?

Kjo këngë është publikuar në vitin 2006 dhe ishte një sukses i madh për tre artistët. Ndërkohë që Dj Blunt dhe Kaos i kemi parë më aktiv me projekte të reja, Bardool pati një shkëputje duke u rikthyer me një projekt me Lumi B të publikuar 3 muaj më parë.

Një tjetër sukses ka qënë “Nano” nga Duda, e publikuar në vitin 2007. Kjo ka qënë një ndër këngët më të dëgjuara të kohës. Që atëherë Duda ka vijuar me projektet artistike dhe projekti i tij më i fundit është publikuar 3 muaj më parë.

E treta në këtë listë është grupi “Ritmi i rrugës” me këngën “Ushtari i rrugës”. Në videoklipin e kësaj kënge kemi gjithashtu një tjetër zë i cili aktualisht ka fituar shumë popullaitet, Besnik Qaka.

“Ritmi i rrugës”, dyshja e dy djemve shumë të talentuar nga Prishtina, Memli Krasniqi dhe Arbër Reçi janë formuar në vitin 1995 dhe kanë publikuar 3 albume përgjatë karrierës së tyre.

Kënga “Ushtari i rrugës” është publikuar në vitin 2003 dhe ka qënë një sukses i cili i ka dhënë një hov të madh famës së grupit. Aktualisht dy djemt e grupit kanë marrë drejtime të ndryshme në jetë, ku Memli Krasniqi është nënkryetari i Partisë Demokratike në Kosovë, ndërsa Arbër Reçi i është futur menaxhimit dhe biznesit.

Për të gjithë nostalgjikët, këngët e plota do të mund ti ndiqni sot në orën 20:00 në Melody TV.