“3 From 1”, le të “çmendemi” me muzikë “rock”

Lajme

E shtuna është një ndër ditët më të përshtatshme për të kërcyer prandaj ne kemi përzgjedhur të sjellim të ju muzikë “rock”, të cilën mund ta kërceni kudo që ndodheni pasi ne jemi aty.

Jericho – “Tomlin e Nones” është publikuar rreth 6 vite më parë nga grupi i mirënjohur i muzikës “rock”, Jericho. Këngët e këtij grupi përmbajnë gjithmonë një mesazh të caktuar përvec muzikës së mrekullueshme.

Eugent Bushpepa – Maska e Madhështisë është një prodhim i vitit 2007-të si dhe një nga këngët pjesëmarrëse në finalen e “Top Fest 4”. Zëri i mrekullueshëm i Eugent Bushpepës si gjithmonë ka ngritur publikun në këmbë kudo ai performon.

Troja – Amanet i Clown-it . Troja është një tjetër grup tepër i njohur dhe i pëlqyer, i cili këndon muzikë “rock” por që momentalisht është në një pauzë muzikore. “Amaneti i Clown-it” është publikuar në shkurt të vitit 2015-të.

Transmetimin e plotë të këngëve mund ta ndiqni sot në orën 20:00