Sot si përzgjedhje në rubrikënn “3 FROM 1” kemi sjelle tre prej bashkëpunimeve më të komentuara të momentit, të cilët të bëjnë të kërcejnë pafund.
1. Ardian Bujupi & Xhensila – PANORAMA Nëse pandemia cilësohet si një ndër fatkeqsitë e këtij viti, një gjë të bukur ka patur në të, artistët janë frymëzuar dhe kanë prodhuar muzikë të bukur dhe ky është rasti i Ardian Bujupit dhe Xhensila Myrtezaj.
Pas një bashkëpunimi të suksesshëm si “Cika Cika”, sigurisht që projekti i shumëpritur nuk do mund të zhgënjente dhe titulli është “Panorama”
2. Dhurata Dora X Azet – Fajet Një tjetër bashkëpunim i suksesshëm i kësaj vere është edhe “Fajet” e kënduar nga Dhurata Dora, e cila kësaj radhe ka bashkuar fuqitë me Azet. Dhurata është rikthyer mjaft fuqishëm këtë verë, pasi pak ditë më parë ajo ka publikuar një tjetër këngë, të titulluar “Ferrari”
3. KIDA x MOZZIK – PP Pas shkëputjes nga shtëpia diskografike e “On Records”, dyshja i është rikthyer jo vetëm miqësisë por edhe bashkëpunimeve në fushën profesionale. “PP” (Paranoja/Pishmon) është kënga që ka bërë Kidën dhe Mozzik bashkë dhe që menjëherë ka marrë vëmendjen e publikut shqiptar.
Këngët e plota mund t’i ndiqni në Melody TV në orën 20:00 duke ju ftuar t’i dëgjoni me zërin në maksimum dhe të kërceni pafund.