3 from 1 – Duetet më të pëlqyera

Lajme

Sot në “3 from 1” kemi në fokus duetet.

Kemi përzgjedhur 3 duete të cilat janë pëlqyer shumë.

Një ndër çiftet më të dashura nga publiku janë Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, të cilët një vit më parë kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Pamjet nga ceremonia i kanë publikuar në videoklipin e tyre me titull “Duam”, një baladë e cila shumë shpejt u kthyer në këngën e dashurisë së shumë çifteve.

Bashkëpunimi midis Flori Mumajesi dhe Shkurte Gashi me këngën “T’u luta” ishte një sukses i cili edhe sot dëgjohet kudo.

Një tjetër këngë të cilën që nga momenti i publikimit 2 vjet më parë e kemi dëgjuar në çdo event familjar është ajo e bashkëpunimit midis Shyhrete Behluli dhe Gold AG me titull “Vëlla e motër”. Jemi të sigurt se kjo këngë do të vazhdojë të jetë në listën e preferuar të këngëve në eventet familjare.

Këngët e plota mund ti ndiqni sot, e mërkurë, në Melody TV në orë 20:00.