“3 From 1” dedikuar vajzave

Lajme

Në “3 from 1” sot do të kemi në fokus vajzat.

Do të sjellim 3 këngë dedikuar vajzave nga 3 artistë shumë të njohur të muzikës.

Meda me këngën e titulluar “Çika jem” e publikuar në vitin 2015 ku edhe nga vet teksti përshkruan dashurinë e babait për vajzën dhe përjetimi në ditën e martesës së saj.

Kush nuk e njeh këngën nga Irma Libohova “Kush ka vajza”, një nga këngët më të famshme nga e cila kemi dhe shprehjen “Vajzat janë shërbet për bakllava”.

Shyhrete Behluli, një tjetër artiste e cila i ka kënduar vajzave në këngën me titull “Për vajzën”, gjithashtu një këngë me një tekst që shpreh dashurinë e nënës.

Këngët e plota i ndiqni në Melody TV, sot në orën 20:00.