10 vjet pa nënën e saj, Emina Cunmulaj rrënqeth me dedikimin e saj

Lajme

Modelja me famë botërore, Emina Cunmulaj ka bër një postim mjaft prekës ditën e sotme, përmes të cilit ka përkujtuar nënën e saj, e cila është ndarë nga jeta 10 vite më parë.

Emina ka publikuar një fotografi, ku shihet së bashku me nënën e saj, të përqafuara së bashku dhe bashkangjitur shkruan:

“10 vjet pa ty. Mami, sa më ka marrë malli. Vetëm ky shpirti im e di sa dhimbje mbaj në veten time nga ajo ditë”.

Nëna e modeles është ndarë nga jeta pas një lufte të gjatë me kancerin.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, në podcastin me kryeministrin e Edi Rama, Emina ka treguar mes lotësh sakrificat e nënës së saj, se si kishte ndihmuar shqiptarët e Kosovës gjatë viteve të luftës.

Nëna ime ka qënë e tillë, që kur i hynte dikush në shtëpi, nuk e linte të dilte pa i dhënë bukë për të ngrënë. Nëse ke qënë lypës, president apo pastrues, nuk kishte lidhje, nëse hyje në shtëpinë e saj, ajo të jeptë bukë për të ngrënë”.

Prej disa javësh, Emina nuk ka qënë aspak aktive në rrjetet sociale dhe shkak për këtë u bë lufta Izrael-Gaza, ku numri i viktimave sa vjen e rritet. Duket se ka qënë kjo arsye e fortë, që e ka rikthyer modelen në rrjetet sociale.

Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, Emina ka treguar se po vriten njerëz të pafajshëm.

“Kam nevojë për një shkëputje nga rrjetet sociale. Mjaft më. Njerëzit po vdesin dhe shumë njerëz të pafajshëm. Të lutem Zot, ndihmoje njerëzimin”, shkruan Emina në postimin e saj në Instastory.