Vida Kunora e thotë troç, nuk më pëlqen që të më thërrasin kështu…

Lajme

Vida Kunora ka qënë e ftuar në E diell, ku përvec performancës dhe atmosferës fantastike, ka ndarë me publikun edhe disa detaje nga jeta e saj.

E pyetur për ditën e martesës, ajo ka zbuluar se atë ditë ka qarë shumë në momentin që ka dalë nuse nga shtëpia. E pyetur nëse shkaku për këtë ishte fakti që do të shkonte tek vjehrra ajo është shprehur:

“Vjehrri dhe vjehrra ime nuk jetojnë më. Kanë qënë njerëz të mrekullueshem. Unë kam qënë si një vajzë për ta sepse ata nuk kishin vajzë, burri im është djalë i vetëm pa vlla e pa motër. Gjërat që nuk i kam pas kur kam qënë fëmijë i kam gjetur atje.”

Përpos të tjerave ajo ka folur për familjen dhe fëmijët e saj dhe se është bërë gjyshe nga vajza para pak muajsh. Ajo ka zbuluar që e ka fobi fjalën “gjyshe” dhe kur nipi të rritet dhe të fillojë të flasë, do të gjejnë një fjalë tjetër për ta zëvëndësuar, por asnjeherë gjyshe.