Nga këngëtare në moderatore, ja në cilin emision do ta shohim Arilena Arën

Lajme

Ajo është prej zërave më të mirë të muzikës dhe së shpejti do ta shohim edhe në versionin e moderatores.

Siç bëjnë të ditura burime nga “Vip Magazine”, Arilena Arën së shpejti do ta shohim në ekran si moderatore. Këngëtarja do t’i bashkohet televizionit “ABC” për të prezantuar emisionin e ri investigativ, “Piranjat”.

Artistja nuk e ka bërë ende të ditur zyrtarisht këtë lajm nëpër profilet e saj në rrjete sociale, ndërsa të gjithë ne jemi kureshtarë ta shohim në këtë rol të ri.

Më herët, emrat që u diskutuan në drejtimin e këtij emisioni ishin Luana Vjollca, Bes Kallaku dhe Dasara Karaiskaj. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk rezultoi të ishte moderatori.