Delinda Disha zbulon kuptimin e dy zemrave të kuqe të vizatuara në barkun e saj!

Lajme

Aktorja e humorit Delinda Disha do të bëhet nënë për herë të dytë.

Ajo e ka dhënë lajmin e bukur përmes një postimi në rrjetet sociale.  E veshur me një set që i nxjerr në pah barkun e rrumbullakosur pranë djalit dhe bashkëshortit, i cili i ka vizatuar dy zemra, aktorja ka zbuluar kështu se është në pritje të ëmbël.

“Faleminderit Zot për gjithçka”-ka shkruar ajo. E përmes komenteve të shumta me urime që aktorja ka marrë, në një koment ka shkruar se po pret dy fëmijë në fakt, pasi janë binjakë.