Artan Xhija

Artan Xhija është një këngëtar dhe autor këngësh i njohur. Ky artist ka vite në tregun muzikor shqiptarë ku kryesisht preferon dhe këndon pop e etno.

Karriera e tij ka nisur që herët, ku në vitin 2001 ai ka publikuar albumin “Autograf Për Ty”.

Pas disa vitesh pauzë, ai rikthehet në vitin 2017 me një projekt muzikor të quajtur “A Më Ndjen”.

Më datë 10 Mars 2019, artisti publikon videoklipin e këngës “Më Fal”. E cila pati një sukses të madh.

Mund të themi se viti 2021 ka qenë një vit shumë produktiv për këngëtarin, pasi deri më tani ai ka publikuar shumë projekte muzikore të krijuara nga vetë ai, si; “Leyla”, “Zemrën e kam tek ti”, “Vetëm”, ku më i fundit mban titullin “Nuk u ndala”.