Alban Ramosaj ju mëson si të udhëtoni pa shpenzuar shumë para

Lajme

Alban Ramosaj është një nga artistët shqiptarë më të dashur e të ndjekur. Në profilet e tij sociale bien shumë në sy fotot nga udhëtimet e tij në vende të ndryshme të botës. Ai është shprehur më herët në intervista se udhëtimet janë një formë karikimi që më pas ai e reflekton tek muzika që prodhon.
E megjithatë ndjekësit dhe fansat e tij në rrjetet sociale janë kuriozë të dinë se ku i gjen lekët këngëtari që udhëton kaq shumë dhe ai e ka një përgjigje:

”Shtyp “flights” në Google-tap, shko tek datat pa destinacion dhe aty do të gjesh udhëtimet më të lira”, sugjeron Albani për fansat e tij.

Por ata nuk ngurrojnë ta pyesin sepse ai udhëton gjithnjë vetëm por edhe për këtë ai e ka një përgjigje:

”S’është se udhëtoj gjithnjë vetëm, madje kam krijuar shoqëri kudo ku shkoj”, thotë ai.