Shën Valentini është dita që i dedikohet të gjithë të dashuruarve. Në këtë ditë, urimet, dhuratat dhe përqafimet nuk mungojnë. Por sigurisht ka edhe dedikime romantike në rrjetet sociale.
E kështu e ka nisur sot ditën këngëtarja e njohur, Loredana Zefi e cila ka uruar partnerin e saj, Karim Adeyemi. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” një video ku përmbledh momentet e tyre më të ëmbla të lidhjes.
“Mendoj se ti meriton më tepër se një këngë për Shën Valentin”, shkruan ajo në videon e postuar në rrjetet sociale.