Ronela Hajati befason me veshjen në ceremoninë hapëse të Eurovizionit!

Lajme

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion, Ronela Hajati, së fundmi ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Eurovision 2022.

Ronela u shfaq në ceremoninë hapëse të mbajtur në ‘La Venaria Reale’ me një veshje shumë të guximshme, që përfshinte një fustan blu me një dizajn mongol në materialin shoqërues dhe një kapele të madhe në kokë.

Veshja e cila mesa duket ka marrë frymëzim nga stili aziatik, ka bërë që paraqitja e këngëtares të komentohet shumë në rrjetet sociale.

Për imazhin e artistes është kujdesur stilisti shqiptar Niko Komani.

Ronela do të ngjitet e para në skenën e madhe të Eurovision 2022 në mbrëmjen e parë gjysmëfinale të 10 majit, ku do të performojë live këngën e saj “Sekret”.