NIS SEZONI I RI NЁ MELODY TV

Lajme

Melody TV, shtёpia mё e madhe e muzikёs , njofton me krenari se mbetet kanali mё i ndjekur muzikor shqiptar. Pjesё e Top Media Group, Kanali 112 – Melody TV ёshtё pjesё e çdo pakete satelitore dhe tokёsore tё platformёs sё çdo familjeje shqiptare , DIGITALB.
Melody TV, me njё standart tё ri, ka rritur nivelin e programacionit duke bёrё pjesё tё tij kёngёtarёt mё tё mirё tё momentit dhe artistё tё suksesshёm ndёr vite, tё cilёt edhe pёr kёtё sezon nuk do t’i mungojnё programacionit.
Me zhvillimin e kёtij kanali dhe rritjen e standartit tё tij, ekspertё tё medias dhe me njё eksperiencё disa vjecarё, punojnё çdo ditё drejt kreativitetit e marketimit tё komunikimit pёr lançimin nё treg tё artistёve e pёr tё shndёrruar kёngёt e tyre nё hite.
“My Melody” programi i preferencave muzikore, lojёrave e quizeve vazhdon tё vёrtetojё nё çdo transmetim audiencёn maksimale.

“Music By Dj Alis” sjell muzikё tё pёrzgjedhur me kujdes nga Dj Alis, pёr tё sjellё nё vёmёndje hitet mё tё nxehta shqiptare dhe jo vetёm.

“Rewind” ёshtё rubrika mё e re qё i bashkangjitet playlistёs sё programacionit pёr tё ndjekur tё gjitha hitet qё keni dashuruar dje e tё gjitha ato hite qё vazhdoni tё doni ende.

“Etno Music” ёshtё njё vlerё e shtuar e kёtij programacioni me variantet origjinale e kontemporane tё muzikёs sonё folklorike duke rimenduar muzikёn popullore.

“Melody Film” , “Top List” , “Mozaikal” , “Motiv Shqip” vazhdojnё tё jenё pjesё e programacionit tё Melody TV, çdo herё me prurje tё reja nga artistёt mё tё mirё tё momentit dhe ikonat e muzikёs shqiptare.
Cdo herë që dëshironi të mbushni shtëpinë me tingujt më të mirë shqiptare,
Melody TV është 24 orë në 7. E garantuar për të qenë një preferencë e gjithë familjes.