Leonora Jakupi e ka një përgjigje për ata që e “akuzojnë” për ndërhyrje në fytyrë

Lajme

Leonora Jakupi është cilësuar gjithmonë si një ndër femrat më të bukura shqiptare.

Por as ajo nuk i ka shpëtuar “akuzave” për ndërhyrje në fytyrë. Së fundmi ajo ka postuar në profilin e saj në Instagram një foto së bashku me kolegun Sabri Fejzullahu dhe midis komenteve të shumta, një nga fanset e ka pyetur: “Leonora a ke pas operecione plastike, se po shoh ndryshim në fytyren tënde, po dukesh edhe më bukur”.

Pas këtij komenti ka reaguar Leonora duke shkruar: “Të siguroj me jetë që në fytyrën time as nuk kam pasë e as nuk kam ndërhyrje aq më pak plastike, rezulat i ndryshimit janë duart e Arbrit (grimierit) i cili vërtet bën mrekulli me artin e tij prej grimieri profesionist“.