Kush i tha “Të dua” Luana Vjollcës para miliona njerëzish?!

Lajme

Luana Vjollca njihet për bashkëpunimet e saj të shumta e shumë të suksesshme me këngëtarë të huaj si, Faydee e Jay Santos, si dhe ka qenë në kopertinat e shumë revistave të huaja.

Bukuroshja di se si të tëreheqë vëmendjen e artistëve ndërkombëtarë, ku së fundmi në llogarinë e saj në Instagram, e kanë ‘sulmuar’ me follow shumë personazhe të njohur ndërkombëtarë.

Por ajo çfarë ka tërhequr më shumë vëmendje janë fjalët e ëmbla që ylli latin, shumë i preferuar në të gjithë botën prej hiteve të saj si dhe për famën e video-ve gazmore,  Lele Pons ka shprehur për Luanën.

Moderatorja shqiptare publikoi një video, teksa po grimohej për klipin e saj më të ri, ku në sfond dëgjohej kënga e Lele. Ndërkaq, Luana i dërgoi puthje dhe i tha të dua nga Instagrami i saj.

Reagimi i Lele ka qenë i menjëhershëm duke i shprehur se e do akoma më shumë, me një post në llogarinë e saj ku e ndjekin më shumë se 44 milion njerëz.

Nuk mund lënë pa përmendur se këngëtarja latine, prej ndjekësve të saj është renditur si vajza me shikueshmërinë më të madhe nga influencerat ndër botë.

Duket qartë se marrëdhënia e dy personazheve është mjaft e mirë dhe do të ishte shumë bukur nëse do të shihnim një bashkëpunim mes tyre.

Tags: , ,