Ja cilat këngë preferojnë më shumë fansat e Xhensila Myrtezaj

Ja cilat këngë preferojnë më shumë fansat e Xhensila Myrtezaj

Lajme

Xhensila Myrtezaj është një ndër artistet mjaft të preferuara të publikut shqiptar dhe sigurisht që numëron një numër të madh fansash.

Me shumë vite karrierë muzikore, artistja numëron pafund projekte muzikore dhe kur bëhet fjalë për të përzgjedhur këngën e saj më të bukur apo më të preferuar nga publiku shqiptar, sigurisht që është tepër e vështirë.

Nisur nga ky fakt, kemi vendosur të pyesim publikun se cilat janë këngët që ata preferojnë më shumë nga kjo artiste.

Pjesa më e madhe e publikut e ka patur tepër të vështirë duke u përgjigjur se na pëlqejnë të gjitha ndërsa pjesa tjetër ka përzgjedhur këto këngë:

“Panorama”, bashkëpunimi mes Ardian Bujupit dhe Xhensila Myrtezaj , i publikuar verën e këtij viti, ka qënë një ndër këngët më të votuara nga ana e publikut shqiptar.

Ndërsa kënga e dytë më e votuar është “Paris”, një këngë mjaft ritmike por dhe romantike njëkohësisht. E publikuar në tetorin e vitit 2019-të, “Paris” është një ndër këngët që të ngroh shpirtin sa herë e dëgjon.

Si kënga e preferuar nga fansat e Xhensilës nuk mund të mungonte “Celsi i zemres”, një ndër këngët me tekstin më të bukur dhe të ëmbël në të gjithë repertorin e artistes. Kujtojmë që kjo këngë ka qënë një ndër këngët që artistja ia ka dedikuar bashkëshortit të saj, ditën që dyshja kurorëzoi dashurinë e tyre.

Këngë të tjera që janë përzgjedhur nga publiku janë: “Sekreti im”, “Cika Cika”, “Engjelli im”, “Ama doren”, “Uh Baby”, “Ring Ring”, “Da Da Da”, “High Love” etj.