Eli Malaj feston 35-së vjetorin dhe duket më e bukur se kurrë! “Lumja unë…”

Lajme

Ditën e djeshme, këngëtarja më e dashur dhe e kërkuar nga publiku shqiptarë, Eli Malaj ka festuar 35-së vjetorin e saj të lindjes. Një ditë shumë e dashur kjo për artisten dhe sigurisht nuk ka munguar kurrsesi dashuria dhe admirimi në urimet e marra prej saj.

Pak orë më parë ajo ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram ku shfaqet në super formë dhe natyrale, pa makijazh duke treguar kështu lëkurën e saj pothuajse perfekte. Ajo duket se ka vendosut ta festojë këtë ditëlindje në ambientet e shtëpisë së saj por e rrethuar me shumë lule dhe padyshim me prezencën e tortës së ditëlindjes që jemi të sigurt se ishte shumë e shijshme.

 

Krahas postimit ajo i falenderoi të gjithë për urimet e mesazhet të cilat ishin në forma të ndryshme.

Duke ju falenderuar për çdo koment e mesazh… video e audio (jam e surprizuar nga të gjithë ju dashamirës). Sot plot 35 vjeçe me kënaqësitë e jetës dhe anasjelltas… ju uroj fat, shëndet e jetë personalisht për të gjithë ju. E lumja unë nga kush rrethohem… E juaja Eli.

Gjithashtu, Melody Tv i uron shumë vite të lumtura dhe plot sukses siç i ka patur deri më sot!

Tags: , , , , , , , , , , , , , , ,