Çfarë po përgatit Herta?

Lajme

Herta është një këngëtare e re që i është shtuar së fundmi tregut muzikor shqiptar. Pavarësisht se ka gjithë jetën që është marrë me muzikë, ekzaktësisht që në moshën 5-vjecare, Herta para pak muajsh ka bërë debutimin e saj në muzikë me këngën “Je si drita”.

Projekti i saj i parë është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar, duke marrë komente mjaft pozitive.

E duket se Herta ka nisur përgatitjet dhe është duke punuar për projekte të tjera, të cilat priten të publikohen shumë shpejt. Pak më parë, këngëtarja ka publikuar një Instastory, ku teksa shfaqej duke i rënë violinës në një studio muzikore në Instastory, ajo na ka dhënë një paralajmërim dhe ne jemi gjithë sy e veshë për të pritur projektin e saj të ardhshëm muzikor.

Tags: ,