Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktori i mirënjohur!

Lajme

Mëngjesin e ditës së sotme mësohet se një tjetër artist shqiptar ka humbur jetën. Bëhet fjalë për aktorin e mirënjohur të teatrit dhe filmit shqiptar, Xhemil Tagani i cili u shua në moshën 75-vjeçare.

Artisti shqiptar lindi më 6 shkurt të vitit 1945 dhe luajti në skenat më të mëdha shqiptare për 3 dekada duke na zbavitur me artin dhe talentin e tij. Xhemil Tagani ka interpretuar mbi 70 role në teatër ku u shqua për krijimin e karaktereve dramatike.

Ndër rolet e tij më të shquara përmendim: Agroni te “Shokët”, Alqi te “Studentja e vitit të fundit”, Tushka te “Një nuse për Stasin”, Uçi te “I pazvëndësueshmi”, Selimi te “Bashkë me Agimin”, Ina te “Arturo Ui”, Peç Mbloçi te “Lumi i vdekur”, Reizi te “Duke u gëdhirë viti 1945”, Samiu te “Kështu të dua”, Thomai te “Nën dritat e skenës”, te “Kryqi i bardhë”, etj.