Music by DJ Alis

MUSIC BY DJ ALIS

Hitet mё tё reja, Artistёt mё tё mirё, remix tё mrekullueshme dhe mush ups. Njё rubrikё  me muzikё tё pёrzgjedhur me kujdes nga Dj Alis, pёr ё sjellё nё vёmёndje hitet mё tё nxehta shqiptare dhe jo vetёm.

Nga e hёna nё tё premten, ora 17:30.

DJ ALIS

DJ ALIS nisi karrierёn e tij nё kanalin muzikor mё tё dashur tё shqiptarёve brenda dhe jashtё vendit Melody TV (asokohe Musical TV). Prej 2009 ai u angazhua nё Musical TV duke menaxhuar seleksionimin e muzikёs programet muzikore dhe si pjesёn e postproduksion.

Vetёm njё vit mё vonё iu besua edhe My Music Radio e cila transmeton nё frekuencёn 97.3.  Dj ALIS  kontribuoi nё ndryshimin e imazhit tё saj, tё stilit muzikor e duke e shndёrruar nё njё ndёr radiot mё tё dёgjuara nё  Shqipёri.

Ora 17:30, Kanali 112 DigitAlb

Vazhdimisht ai ёshtё angazhouar nё programe tё ndryshme nё Top Channel si “Poke”, “Big Brother”, “Pop Channel” dhe “Hells Kitchen”.

Dj Alis mikson muzikё pёr artistёt shqiptarё dhe tanimё nga e hёna nё tё premten, nё orёn 17:30 ai do tё ketё hapёsirёn e tij pёr tё ndarё me ne muzikёn mё tё mirё tё momentit e artistёt mё tё famshёm.

Mё shumё?!

Mё shumё festё nё kanalin 112 nё DigitAlb, MELODY TV