Ylfet Tafaj

Ylfet Tafaj është një artist i muzikës popullore dhe të lehtë shqiptare nga Tropoja. Ylfet Tafaj nuk është bërë krejt rastësisht këngëtar pasi muzika është një traditë dhe trashigimi në familjen e tij. Babai i tij, Muharrem Tafaj, ka qënë pjesë e Ansamblit Dardania në Tropojë, ku i binte fyellit dhe është vlerësuar me shumë tituj.

Ylfet ka nisur të këndojë që në fëmijëri, këngë të të gjitha zhanreve muzikore, folklorike, popullore dhe të lehtë.

Prej 6 vitesh, artisti është zhvendosur në Angli, ku ka vijuar aktivitetin e tij muzikor, duke prodhuar projekte të reja si edhe ka marrë pjesë në evente të ndryshme muzikore dhe evente familjare.

Ylfeti sapo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar, “Gurbeti”, një këngë dedikuar të gjithë atyre që jetojnë larg Shqipërisë.

Këngën mund ta shijoni në Melody TV.