West Side Family

Biografia

West Side Family janë një grup muzikor shqiptar nga tre djem, të muzikës rap, hip-hop e hip-hop-folk.

Grupi përbëhej nga Dr. Flori, Landi dhe Miri. Hapat e para i hodhën gjatë viteve 96-97 e cila u këndua nga Dr. Flori dhe Miri sepse Landi nuk i ishte bashkuar ende grupit. Emri “West Side Family” është propozim i Mirit, duke u bazuar në rrymat e Rap-it Kalifornian (WestSide) , (WestCoast) dhe “Family”, të gjithë fansat që do t’i bashkoheshin tre djemve duke krijuar kështu një familje të madhe.

 

Në vitin 2008 grupi u shkëput nga aktiviteti muzikor ku vetem Dr. Flori e vazhdoi karrierën i vetëm dhe duke kryer bashkpunime me artistë të tjerë të skenës. Në Nëntor të 2014, Dr. Flori u nda nga jeta duke tronditur fansat dhe kolegët. Në vitin 2017 Landi dhe Miri përfunduan këngën “Beso” e cila ishte lënë në mes nga Dr. Flori.

Diskografia

“Në hapat e tua” / “Mesazh” / “Hou Çike” / “Tirona” / “Jeta Shkon” / “Në Krahët e tua” / “Unë Dua Ah Ahh” / “Mbi Gjithçka (Nëse Mundesh)” / “Jehonë” / “S.O.S” / “Çohu” / “Beso” / “Komshia” / “E Imja” / “Marinela” / “7 Ditë”