Soni Malaj

Soni Malaj është ndër artistet më të njohura të muzikës në Shqipëri.

Biografia

Emri i saj i plotë është Sonja Malaj. Ajo ka lindur në Tropojë dhe ka jetuar atje deri në moshën 9 vjeçare. Më pas familja e saj u zhvedos në Tiranë ku ajo filloi rrugëtimin e saj edhe drejt muzikës.

Soni ka ndjekur shkollën e mesme të gjuhëve të huaja dhe gjithashtu edhe universitetin ku është diplomuar për frengjisht. Ajo ka marrë pjesë në disa festivale për fëmijë ku është vlerësuar edhe me çmime.

Ajo ka qënë pjesë e grupit të vajzave më të mirë të kohës me emrin “Spirti Voice”, i cili përjetoi një sukses të madh me këngët që publikuan. Në vitin 2000 grupi u shpërbë dhe nga ai moment, ajo filloi karrierën e saj si soliste.

Përveçse pjesëmarrëse në festivalet dhe e pranishme në eventet më të njohura të muzikës në vend, ajo ka marrë pjesë gjithashtu në Musical “Chicago” në rolin e Velma Kelit, pjesëmarrëse në programin “Dancing with the stars” ku shfaqi talentin e saj për të kërcyer.

Diskografia

Projektet që ajo ka publikuar janë të shumta, gjithmonë të kuruara në detaje si këngë ashtu edhe imazhi në videoklipe:

“Mbi Mesdhe”/ “Rruga e etës” / “Nëse ndryshoj, s’më tremb errësira” / “Princi im” / “Nga dhe Ku” / “Larg natës” /  “Eja në Ballkan” / “Eja, Eja”/ “Zjarr” / “Një me Dy” / “Ndarja” / “E vogëla” / “Do të vij” / “Të Dua Ty” / “Fluturimi 3470” /  “Shpirti im binjak” / “Me faj pa faj” / “Zona Zero” /  “Më merr” / “Zemër e pa kurdisur” / “Shukarije” / “Jeto” / “Me të jeton” /  “Tulipani i bardhë” /  “Habibi” /  “Me rrena” / “Me Mua” / “Ti, Jeta” / “Për vete më mbaj”/ “Përgjithmonë” / “Pa Ty” /  “Loca”  / “Zeshkanja” / “En La Intimidad” / “Më e fortë” / “Ta Fala” / “Te Quiero” /  “Shije Tradhëtie”.